Rekord tifozësh për dy ndeshjet e Interit, thyhet serveri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 22:32

Rekord tifozësh për dy ndeshjet e Interit, thyhet serveri

Të gjesh një biletë në “San Siro” sidomos kur luan Interi është bërë shumë e vështirë gjatë kësaj kohe. Kundër Kaljarit pritet sërish një stadium i tejmbushur nga tifozët që do të jenë aty për të mbështetur ekipin.

FqeUe0pWIAI46Ut

Por interesant është fakti që kanë avulluar me një shpejtësi marramendëse biletat për ndeshjen kundër Torinos, e cila nuk ka ende një datë zyrtare. Ajo mund të jetë sfida kur zikaltrit do të jenë shpallur zyrtarisht kampionë në derbin kundër Milanit, që do të luhet më 22 prill. Mirëpo këtu Interi ka në dispozicion vetëm 7500 bileta.

Nuk përjashtohet mundësia që disa tifozë zikaltër të jenë “fshehur” mes kuqezinjve. Interesim të lartë ka pasur edhe për duelin Inter-Lacio ku do të dorëzohet trofeu për skuadrën e Inzagit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"