Rekord golash nga stoli, Okafor: S’më intereson të shënoj, mfajton që Milani të jetë lart

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2024 | 16:46

Rekord golash nga stoli, Okafor: S’më intereson të shënoj, mfajton që Milani të jetë lart

Noah Okafor, i cili mbërriti te Milani nga Salcburgu në verën e kaluar dhe pas golit kundër Sasuolos, ka dhënë një intervistë për “Sportmediaset”. Ai na kujton se të dielën shënoi me topin e parë që preku, teksa në Serinë A ka shënuar pesë gola, duke e nisur nga stoli dhe duke bërë më mirë sesa çdo lojtar tjetër në tokën italiane.

okafor milan

Cili ishte kontakti i parë me Milanin?

Ata më kishin kontaktuar që pas ndeshjes së Champions-it, kur shënova për ta në fazën e grupeve 2022/23. Nuk ishim në gjendje të arrinim një marrëveshje për merkaton e dimrit, por për fat ia dolëm ta bënim verën e kaluar. Kisha mundësi të tjera, por u magjepsa menjëherë nga Milani.

E keni ndierë peshën e pritshmërive?

Është çështje të dish të përshtatesh. E dija se si do të ishte të vija te Milani, pasi kisha luajtur si kundërshtar edhe në “San Siro me Salcburgun. Te Milani gjithçka është ndryshe, keni një ndeshje të madhe në javë, stadiumi është gjithmonë plot. Nëse dini të zhyteni saktë në një kontekst të ngjashëm, nuk mund të dëshironi asgjë më të madhe sesa kjo.

Kaq komod jeni?

Ndoshta vetëm dy, tri klube i konsideroj më të mëdhenj sesa Milani. Menjëherë gjeta një ambient të ngrohtë dhe menjëherë u harmonizova me shokët e tjerë të ekipit, shumë prej të cilëve kishte edhe shumë të rinj. Leao është njëri mes tyre dhe që më ke ndihmuar shumë të integrohem.

Cilat janë objektivat tuaj?

Qëllimi që fëmijë ishte të arrija një nivel kaq të lartë ekipor. Tani jam këtu. Jam mirë dhe do të doja të qëndroja kështu, sidomos pa lëndime. Ndihem si një anësor i majtë, por Leao është aty dhe duhet të jem i durueshëm, por e shoh veten edhe si sulmues i dytë. Sa për objektivat ekiporë, duhet të punojmë si për kampionatin ashtu edhe për Ligën e Evropës.

Si e gjykoni punën e Piolit?

E shoh që Pioli kritikohet shpesh, nuk do ta fajësoja shumë sepse duhet vlerësuar edhe konteksti dhe grupi në dispozicion. Milani nganjëherë të jep përshtypjen se nuk di të qëndrojë në fushë, më pas rreshton pesë ose gjashtë ndeshje të duhura, pastaj bie përsëri në kaos. Sidoqoftë mendoj se në muajt e fundit jemi përmirësuar shumë.

Si e vlerësoni sezonin e Milanit?

Gjykimi im është ende pezull. Kampionati ishte negativ, jo sepse do të fitojë Interi, por sepse kuqezinjtë nuk kanë qenë kurrë në luftë për titullin. Dhe eliminimi nga Liga e Kampioneve që në grupe pas gjysmëfinales së vitit të kaluar rëndon edhe në vlerësim, si dhe eliminimi në Kupën e Italisë.

Çfarë mund të bëjnë kuqezinjtë tani?

Të shkojmë në Romë e të fitojmë. Kam 100 për qind besim të shokët e mi. Kundër Sasuolos nuk bëmë mirë në pjesën e parë dhe do të analizojmë se çfarë nuk ka shkuar mirë së fundmi për t’u përmirësuar.

Më pas është edhe derbi…

T’i marrim ndeshjet më radhë. Në mendjen tonë është vetëm Roma. E pamë kundër Sasuolos që asnjë ekip nuk lëshon pe. E dinim që të dielën ishte e vështirë, por do të mundohemi të mos përsërisim gabimet në të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"