Reina i rikthehet racizmit ndaj Vinisius: Sa më pak të provokojë, aq më shumë do respektohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2023 | 13:45

Reina i rikthehet racizmit ndaj Vinisius: Sa më pak të provokojë, aq më shumë do respektohet

Pak ditë më parë, abuzimi racist ndaj Vinisiu Zhunior bëri bujë të madhe dhe shkaktoi shumë reagime në botën e futbollit dhe jo vetëm. Megjithatë, portieri spanjoll Reina e sheh në një tjetër mënyrë.

strakosha reina

Ai shprehet se shumë çështje të tilla nuk duhet të shihen si racizëm, por më shumë si urrejtje personale për shkak të sjelljes që një futbollist mund të bëjë. Reina ka kërkuar nga Vinisius që të tregohet më profesionist në fushë dhe të mos provokojë tifozët pasi gjëra të tilla çojnë në probleme.

“Ndonjëherë nuk është racizëm por ndodh me ndonjë futbollist të veçantë. U ka ndodhur të gjithëve, e madje edhe mua. Është një reflektim i përgjithshëm që sa më pak të provokosh, sa më pak të ngacmosh kundërshtarët e sa më pak të merresh me arbitrat aq më shumë do të respektohesh.

Vinisiusit i thashë që të përkushtohet më shumë në lojë sepse do të bëhet një lojtar i madh. Por mendoj se është i pjekur për të kuptuar sjelljen e tij. I thashë të respektojë kundërshtarin dhe të kuptojë disa rregulla të pashkruara të futbollit”, shprehet Reina.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"