Reijnders, një varësi për Milanin. Tani kuqezinjtë nuk bëjnë dot pa holandezin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2023 | 17:21

Reijnders, një varësi për Milanin. Tani kuqezinjtë nuk bëjnë dot pa holandezin

Tizhani Reijnders është tashmë në zemër të Milanit dhe Milanos. Në mesfushë është ai që i jep jetë veprimeve të skuadrës, qoftë ai rikuperimi i topit, ndërtimi apo zbritja për të goditur. Holandezi e ka me nxitim. Në të gjitha kuptimet e fjalës.

reijnders

Erdhi me shptjësi nga Alkmari, u përshtat shpejtë dhe me kilometra të përshkuar i fitoi të gjithë. Askush nuk ka qenë më i pranishëm se ai në kampionat, as Teo Hernandez apo Leao, shtylla mbi të cilët mbështetet skuadra.

ECURIA – Reijnders deri më tani ka dhënë dy asiste: i pari në debutimin e tij për kuqezinjtë ndaj Bolonjës dhe një ndaj Kaljarit në golin e Tomorit që shërbeu për të përmbysur rezultatin. Nuk ka shënuar ende, e vërtetë, por di si ta bëjë diçka të tillë: 7 gola në sezonin e kaluar në Holandë, 6 në atë të mëparshëm. Klubi e ndoqi dhe më pas e bleu: njëzet milionë plus pesë bonuse për Alkmarin, që si klubet e tjera holandeze nuk bën “skonto”. Drejtuesit plotësuan kërkesat e trajnerit, i cili kishte përvijuar profilin e një mesfushori ideal.

Furlani dhe Monkada i dhanë një emër dhe mbiemër. Është e qartë se tifozët e pëlqejnë atë: Reijnders ka një pasion të vjetër për Milanin, kështu që në verë ai refuzoi edhe vardisjen e Barcelonës duke zgjedhur “djallin” për të zëvendësuar, në një farë mënyrë, një të adhuruar si Tonali i cili sapo ishte larguar.

ÇËSHTJE ROLI – Reijnders di të fitojë zemra e kjo dallohet edhe në marrëdhëniet e tij me shokët e skuadrës janë gjithashtu solide: Leao e ka etiketuar atë në një postim në “Instagram”, ku e pyet “nëse i duheshin asistimet për të shënuar” dhe duke kujtuar se “goli po e pret. 25-vjeçari e ripostoi me një dedikim: “Do të vijë, vëlla” dhe duart e tij formojnë një zemër të vogël. Pioli, meqë ra fjala, është gjysmë zemre: të konfirmojë Reijnders si mesfushor, në rolin që i përshtatet më shumë, apo ta transformojë përkohësisht në regjisor?

Pas daljes së Adlisë ndaj Lacios, ishte Tizhani që u vendos përpara mbrojtjes dhe diktoi kohët me përpikëri. E sigurt është se ai do të jetë në fushë ndaj Dortmundit, si gjithmonë deri tani: 8 paraqitje nga 8 ndeshje. Në Serinë A ishte më i përdoruri: pesë herë nga shtatë ai qëndroi në fushë për 90 minuta (si në të fundit kundër Lacios duke rezultuar më i miri në fushë). Dy zëvendësimet e deritanishme kanë ardhr në derbi dhe ndaj Kaljarit.. Kundër Njukasëllit ishte holandezi që pati zëvendësuar Pobegën: E mërkura në Gjermani do të jetë ndeshja e tij e parë në Champions si titullar i Milanit. Një natë për tu jetuar pa frikë, si gjithmonë.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"