Refuzim “luksi” i Egnatias, rrogozhinasit preferuan Luzin përpara testit miqësor ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2022 | 9:09

Refuzim “luksi” i Egnatias, rrogozhinasit preferuan Luzin përpara testit miqësor ndaj Tiranës

Në miqësoret e zhvilluara tashmë që kampionati është i ndërprerë, Egnatia ndryshe nga takimet e verës, të shtunën e kaluar mori një fitore të pastër në Fier ndaj Apolonisë.

EGNATIA 1 (1)

Tashmë rrogozhinasit pritet të luajnë edhe një ose dy takime të tjera, teksa e konfirmuar është ajo ndaj Luzit të shtunën në fushën sportive të Lekajt.

Mësohet se Tirana ka kërkuar të luajë një test ndaj Egnatias, por rrogozhinasit nuk e kanë parë të arsyeshme, duke refuzuar këtë variant.

Me kontingjentin cilësor të futbollistëve që ka në përbërje, Egnatia është vetëm një hap larg katër ekipeve të para në renditje, të cilat konsiderohen tani për tani si pretendentet kryesore për titull.

Kjo periudhë mes vjeshtës e dimrit, e ka gjetur skuadrën rrogozhinase vërtet shumë ndryshe.

Më të kopsitur e më të koncentruar në lidhje me stabilitetin e rezultateve, por edhe të cilësisë së lojës që duhet thënë se është përmirësuar ndjeshëm.

Jo më kot në 12 javët e para, veçmas renditjes në mesin e artë, Egnatia numëron edhe disa suksese, siç janë fitoret e thella në fushën e saj ndaj Vllaznisë e Partizanit me shifrat 3-0.

Trajneri me shumë përvojë, Shpëtim Duro, po e udhëheq me mjeshtri ekipin nga java e 9-të, me tri fitore në katër ndeshjet të luajtura.

FATMIR EFICA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"