“Red Bulli është dominues”, piloti i Ferrarit komenton situatën e vështirë: Në Kanada dua podiumin, por makina…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2023 | 15:45

“Red Bulli është dominues”, piloti i Ferrarit komenton situatën e vështirë: Në Kanada dua podiumin, por makina…

Nga gara në garë te Ferrari kërkojnë kthesën, por nuk po arrijnë që ta gjejnë atë me gjithë zhvillimet e makinës. “Kokëkuqja” mbetet shumë larg pritshmërive, dhe jo vetëm që nuk mundet të konkurrojë me Red Bullin e paarritshëm, por qëndron gjithashtu poshtë skuadrave Mercedes e Aston Martin në klasifikimin e konstruktorëve.

carlos-sainz-ferrari-sf-23-lea

Megjithatë në Maranelo nuk janë dorëzuar dhe vazhdojnë të besojnë edhe pse të gjithë e pranojnë dominimin e Red Bullit. I fundit që është prononcuar është piloti Karlos Sainz.

RED BULL DOMINUES – Duke folur për “Cadena Ser”, Sainz u ndal te rivalët:

“Është një vit që nisi në mënyrë të komplikuar. Makina që bëri Red Bulli është dominuese, gjithashtu edhe Mercedesi duket se ka gjetur drejtimin e duhur. Te Ferrari nuk jemi aty ku do të donim të ishim, jemi të parët që bëjmë autokritikë dhe po punojmë për t’u përmirësuar. Kjo është situata për momentin dhe ne fokusohemi të nxjerrim maksimumin”, thotë Sainz.

Aktualisht Red Bull i Maks Vershtapen i përket një planeti tjetër: “Nuk duhet të jesh gjeni për të kuptuar se Red Bulli është shumë i vështirë për t’u arritur këtë sezon, por nuk do të thotë se Ferrari nuk mund ta bëjë këtë. Ne do të përpiqemi, ashtu siç do të përpiqemi të fitojmë garat”, tha spanjolli.

NGA SPANJA NË KANADA – Në garën e fundit në Barcelonë, i nisur nga radha e parë me kohën e dytë më të shpejtë, Sainz përfundoi i pesti: “Para garës isha relativisht i sigurt. Por ndjeva se do të ishte e vështirë për ne të qëndronim në podium. Ne përfunduam të pestët në një javë të vështirë. Po drejtojmë në një nivel shumë të lartë, por makina… Mendoj se Barcelona është cirkuiti më i keq për Ferrarin. Më vjen inat që gara e shtëpisë është e tillë për makinën tonë. Por në Kanada është e kundërta, unë do të shkoj atje për një vend në podium”, u shpreh Sainz.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"