Realizoi dygolësh kundër Kukësit, Tedi Cara: Me atë penallti ndryshoi gjithçka, jam i kënaqur me fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2024 | 19:30

Realizoi dygolësh kundër Kukësit, Tedi Cara: Me atë penallti ndryshoi gjithçka, jam i kënaqur me fitoren

Tedi Cara arriti të realizojë dygolësh kundër Kukësit dhe pas sfidës u shpreh tepër i kënaqur duke ja dedikuar familjes së tij.

WhatsApp Image 2024-03-01 at 19.28.40

“Normale që jam i kënaqur se këtë trepikësh e donim me doemos dhe e kishim përgatitur. Me atë penallti ndryshoi gjithçka, pasi me këto ekip e rëndësishme është goli i parë dhe pastaj vijnë të tjerët. Golat ua dedikoj familjes time meqënëse nuk iu kam dedikur ende.

Ne nuk është se i kemi parë kundërshtarët, luftën e kemi me veten tonë nëse i fitojmë ndeshjet një nga një, do shkojmë aty ku duam, nuk duhet ti shohim rivalët. Ndeshja e radhës është me Erzenin dhe duam të marrim maksimumin.

Herë pas herë edhe kanë ndiukuar mungesat, por sic thotë trajneri duhet të përshtatemi edhe me lojtarë që mungojmë. Kur është kontigjenti i plotë kemi më shumë përparësi për të fituar, por mendoj se kemi marrë një rezultat pozitiv”, përfundoi Cara për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"