Reali sulmon gjyqtarët, lojtarët kërkojnë “armëpushim”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2024 | 23:45

Reali sulmon gjyqtarët, lojtarët kërkojnë “armëpushim”

Strategjia e Realit të Madridit është e qartë, por ajo bëhet edhe më e dukshme në nivelin e vendimeve “politike” të klubit. Rruga e zgjedhur nga klubi i bardhë është e qartë dhe e drejtpërdrejtë: përballje me La Ligën, UEFA-n, angazhim privat në çështjen “Negreira” (ku është e akuzuar Barcelona) dhe betejë e hapur kundër sistemit aktual të arbitrimit, pra kundër shefit të gjyqtarëve Medina Kantaleho, për atë që ata e konsiderojnë një mënyrë procedimi që të kujton të kaluarën e afërt.

REALIII

Për këtë ta të fundit (gjyqtarët) Reali ka vendosur të luftojë me të gjitha mjetet e veta ku si “shpatë” po përdor veçanërisht televizionin e klubit “Realmadrid TV”. Çdo javë televizioni i klubit madrilen sulmon gjyqtarët. Videot e tij në lidhje me ndeshjet e gjykuara në kampionatin e tanishëm apo të kaluar të Ligës nuk po lënë askënd indiferent, aq sa kanë qenë arsyeja që Sevilja ka denoncuar “realmadrid TV” në Komitetin e Garave.

Por sulmet e pandalshme të televizionit të klubit kanë krijuar pakënaqësi edhe në shtëpinë e bardhë. Siç bën me dije gazeta “Marca”, në dhomat e zhveshjes së Realit të Madridit nuk ndihen rehat me zhurmën që po krijohet, duke kërkuar një ndalim të sulmeve të televizionit ndaj gjyqtarëve. Zhurma e krijuar nuk u pëlqen lojtarëve por dhe trajnerit Karlo Ançeloti. Ata pohojnë se me sulmet e pandërprera gjenerohet më shumë tension që përfundon duke reflektuar në fushën e lojës.

Ata kërkojnë shpalljen e një “armëpushimi”, por strategjia e klubit është diçka e vendosur nga Perez dhe në klub nuk duket të kenë shfaqur shenja pushimi. Mediat e Realit ata do të vazhdojnë me sulmet ndaj gjyqtarëve edhe pse kjo mund të ketë kosto në skuadër. Kjo edhe për faktin se nga ana ligjore askush nuk e pengon dot televizionin e klubi të publikojë video.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"