Reali për Lukakun, Skolls jep këshilla: Junajtid merr Lautaro Martinezin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2023 | 21:51

Reali për Lukakun, Skolls jep këshilla: Junajtid merr Lautaro Martinezin

Interi nuk e ka shumë të qartë situatën e repartit të tij ofensiv për të ardhmen, me Lautaron që duket i vetmi i padiskutueshëm. Argjentinasi ama nuk vlerësohet vetëm në Milano, por ka adhurues të tij edhe në Angli, aty ku legjenda e Mançester Junajtidit, Pol Skolls, i ka sugjeruar klubit të hedhë sytë nga 25-vjeçari.

lukaku

“Mendoj që Lautaro Martinez do të ishte përforcimi i duhur për Interin. Është sulmuesi që i duhet Ten Hagut, di të lëvizë në zonë, të vrapojë dhe të fitojë duele. Më duket shumë i përshtatshëm për lojën e Mançesterit, ndryshe nga Osimhen që më kujton Drogbanë dhe mendoj se i shkon më shumë lojës së Çelsit”, tha ishmesfushori.

SKOLLS

Interi ama duhet t’i bëjë llogaritë edhe me Lukakun, që pavarësisht se nuk ka bërë një sezon të mirë, çuditërisht ka përfunduar në radarët e Real Madridit, që mendon se “Bernabeu”, ku do të zëvendësonte Benzemanë, mund të jetë vendi i duhur për të ringjallur belgun.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"