Reali mendon për të ardhmen, ylli i Juventusit dhe sulmuesi brazilian në orbitën e “galaktikëve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2023 | 11:00

Reali mendon për të ardhmen, ylli i Juventusit dhe sulmuesi brazilian në orbitën e “galaktikëve”

Ançeloti vazhdon t’i besojë Karim Benzemasë, por në Madrid po kërkojnë një numër 9 për sezonin e ardhshëm dhe përtej tij.

vlahovic ricarlison

Siç bën me dije rrjeti mediatik “ESPN”, juventini Dushan Vlahoviç dhe braziliani i Totenhemit, Riçarlison, janë në orbitën e drejtuesve të Realit të Madridit.

Pa dyshim, emri më i lakmuar nga drejtuesit e Madridit është ai i sulmuesit të Juventusit, me serbin që prej kohësh ndiqet në distancë nga kampionët e Europës në fuqi.

Çështja është se Reali duhet të bëjë mirë llogaritë, sepse të dy lojtarët kushtojnë mbi 70 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"