Real Madridi “i përfshirë” mes Klasikeve, nga Siti te Barça dhe Bajerni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2024 | 11:22

Real Madridi “i përfshirë” mes Klasikeve, nga Siti te Barça dhe Bajerni

Një kalendar Klasikesh ka nisur dhe do të vijojë për disa javë për Realin e Madridit midis muajve prill dhe maj. “Los blancos” sapo kanë luajtur duelin më të nxehtë në historinë e kohëve të fundit të Ligës së Kampioneve, atë me Mançester Sitin që është kthyer në një Klasike të vërtetë dhe që i ka rrënjët nga viti 2012.

real madrid

Pasi ka lënë pas krahëve ekipin e Guardiolës, për Realin, Liga e Kampioneve ka rezervuar një tjetër Klasike, këtë herë me më shumë histori. Në datat 30 prill dhe 8 maj, Reali do të përballet me Bajernin e Mynihut në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Mbushja e “sanduiçit” është gjithashtu plot shije: dueli kundër Barcelonës të dielën, me më shumë se gjysmën e titullit në La Liga në lojë për skuadrën e Karlo Ançelotit. SITI – Ndeshja e zhvilluar këtë të mërkurë në stadiumin “Etihad” ishte ndeshja e dymbëdhjetë mes Realit dhe Sitit, gjithmonë në kuadër të Ligës së Kampioneve, një rivalitet që lindi më 18 shtator 2012, me një ndeshje që Reali e fitoi me rezultatin 3-2. Reali i Murinjos ishte në kërkim të titullit të dhjetë në Champions, ndërkohë që “qytetarët” kishin filluar të shfaqnin potencialin e tyre.

BAJERNI I MYNIHUT – Shumë më i vjetër është rivaliteti mes Realit të Madridit dhe Bajernit në Europë, lindur në vitin 1970. Bavarezët janë cilësuar si “macja e zezë” e Madridit në Evropë për dekada, diçka që ka ndryshuar në përballjet e tyre të fundit. Madridi ka fituar tre duelet dopio të fundit (2013-14, 2016-17 dhe 2017- 18). Në total, Madridi dhe Bajerni janë përballur në 12 ndeshje kualifikuese në Champions, me shtatë fitore të bardha dhe pesë gjermane.

BARCELONA – Por, përpara se të përballet me Bajernin në duelin e dyfishtë, Madridi përballet këtë të dielë me Barcelonën në një tjetër klasike par excellence, atë të futbollit spanjoll. Rivaliteti mes Madridit dhe Barçës lindi në vitin 1902, vit kur u themelua klubi i bardhë dhe shtrihet deri më sot në një duel që është përsëritur 256 herë, me 104 fitore madrilene, 100 katalanase dhe 52 barazime. Këtë sezon, të dy klubet janë përballur dy herë, të dyja duke përfunduar me një fitore për Realin: 1- 2 në ndeshjen e parë në La Liga, me një dopietë nga Bellingam dhe 4-1 në finalen e Superkupës së Spanjës, me një trigolësh të Vinicius.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"