Real Madrid zyrtarizon goditjen e madhe të verës, kontratë 6-vjeçare dhe ceremoni prezantimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2023 | 12:26

Real Madrid zyrtarizon goditjen e madhe të verës, kontratë 6-vjeçare dhe ceremoni prezantimi

Xhud Belingam është zyrtarisht futbollist i Real Madridit. Pak ditë pasi Dortmundi e njoftoi një lëvizje të tillë, ka ardhur edhe zyrtarizimi nga vetë klubi madrilen që i uron mirëseardhjen mesfushorit anglez që shkëlqeu në Bundesligë.

REAL

Belingam ka firmosur një kontratë 6 vjeçare me madrilenët, duke u bërë kështu pjesë e Realit deri në vitin 2029. Ai do të prezantohet nesër në orën 12:00 në qendrën sportive “Real Madrid City”, teksa më pas do të dalë para mediave për konferencën e parë të shtypit si futbollist i Realit.

Belingam i ka kushtuar arkave të Real Madridit plot 100 milionë euro dhe 30% të tjera do të jenë bonuse. Belingam bëhet kështu transferimi i tretë i Realit për këtë merkato, pasi janë prezantuar më parë Fran Garsian dhe Brahim Diazin.

BELINGAM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"