Real Madrid/ I përfshirë në 9 nga 11 gola, Rodrigo “zhduk” Benzemanë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2023 | 21:55

Real Madrid/ I përfshirë në 9 nga 11 gola, Rodrigo “zhduk” Benzemanë

Largimi i Karim Benzema u cilësua si e keqja më e vogël, krahas ngjarjeve pasues në kampin e Realit. “Galaktikët” nuk ia dolën të gjenin pasuesin e duhur në treg. “Ndihma” e Bellingamit i nxori nga situatat jo në pak raste. Lëndimi i Viniciusit shtoi sërish dhimbjet e kokës për trajnerin Karlo Ançeloti.

rodrygo

Por në një skenë të tillë, anësori Rodrigo po dëshmon çdo ditë e më shumë se ka marrë nuancat e pykës së mirëfillte në saktësinë drejt kuadratit. 9 nga 11 golat e fundit të shënuar prej Realit, janë “gatuar” nga këmbët e brazilianit 22-vjeçar. Saktësisht asisti dhe goli ndaj Bragës, dy finalizime dhe shërbime kundrejt Valencias dhe së fundmi me dopitë dhe një asist në duelin me Kadiz. Shifra që do i kishin zili edhe finalizuesit më të mirë.

Duket se “hija” e Karim Benzema te rekordmenët e Championsit është fshirë brenda një kohë të shkurtër, me protagonist Rodrigo. Përveç mbushjes së hendekut të “9”, futbollisti amerikano-latin po zëvendëson denjësisht edhe “homologun” Viniciues.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"