Reagojnë amerikanët: Interi nuk do të ndalet, duam vazhdimësinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2024 | 12:18

Reagojnë amerikanët: Interi nuk do të ndalet, duam vazhdimësinë

22 maji është një ditë historike për Interin. Në vitin 2010 festuan për fitoren e Ligës së Kampionëve në Madrid, ndërsa dje nuk kishte asgjë për të festuar në fakt. Klubi zikaltër ndryshoi pronësi dhe kaloi zyrtarisht në duart e “Oaktree”. Fondi amerikan, ashtu siç pritej ka bërë një komunikatë për kalimin e pronësisë të Interit nga “Suning” tek ta. Gjithçka perceptohej dhe ishte në ajër, por duhej të skadonte plotësisht data dhe koha që Stiven Zhang të shlyente borxhin, diçka që nuk ndodhi. Për pasojë, klubi kaloi në menaxhimin amerikan.

184419306-bd69547f-d664-4a50-943a-c5cae6c7bb7c

KOMUNIKATA- “Nga 22 maji i vitit 2024, fondet e menaxhuara nga Oaktree Capital Managment (Oaktree) janë pronarët e FC Internazionale Milano. Kjo ndodhi për mungesën e rimbursimit të kredisë 3- vjeçare që fondi kishte dhënë për pronarët e skuadrës dhe skadoi më 21 maj 2024. Bëhet fjalë për një shifër 395 milionë euro. Në majin e vitit 2021, me Interin që regjistronte humbje rekord për bilancin e vitit 2020- 2021, Oaktree ka furnizuar pronarët me paratë e duhura për të stabilizuar situatën financiare në mënyrë që klubi të vazhdonte të operonte duke garantuar edhe pagesat për lojtarët dhe punonjësit. Në 3 vitet që Oaktree ndihmoi zikaltrit, skuadra fitoi kupën e tetë dhe të nëntë të Italisë, arriti të siguronte Superkupën e gjashtë, shtatë dhe tetë, por fitoi edhe titullin e 20-të për yllin e dytë.

Për më tepër arriti edhe në finalen e UEFA Champions League për herë të parë që nga viti 2010. Oaktree është i dedikuar plotësisht për të vazhduar rezultatet pozitive për të ardhmen afatgjatë të Interit me një fokus fillestar për stabilitetin operativ dhe financiar të klubit. Oaktree ka një respekt të madh për historinë e klubit zikaltër, për pasionin e futbollistëve dhe për ndershmërinë e interistëve. Ka një konsideratë të lartë për vendin që zotëron klubi në qytetin e Milanot dhe Italisë dhe të komunitetit sportiv ndërkombëtar. Oaktree ka për qëllim të bashkëpunojë ngushtë me menaxhuesit aktual të klubit, me partnerët dhe ligën dhe organet qeverisëse të sportit për të garantuar që klubi të luftojë për suksese si brenda dhe jashtë fushës së lojës, duke u përqendruar në një menaxhim dhe një qeverisje solide dhe me vizion për t’u rritur”, shkruhet në deklaratë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"