Reagim epik pas golit të Haland, flet Guardiola: Ja përse e zëvendësova

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2022 | 12:37

Reagim epik pas golit të Haland, flet Guardiola: Ja përse e zëvendësova

Pep Guardiola është i ndërgjegjshëm se i ka prishur shumë tifozëve festën me zëvendësimin e Halandit. Por një trajner është i detyruar të mendojë për skuadrën.

guardiola

“Haland ka luajtur shumë minuta këtë sezon dhe ne ishim duke fituar 3-0 kur ai u zëvendësua. Ishte për arsye pushimi nuk ishte i dëmtuar”, tha trajneri i Sitit pas ndeshjes.

“Ishte një ndeshje fantastike. Ne kemi luftuar për gjithçka, me shumë vetëbesim pasi fituam derbin. Jam me të vërtetë i befasuar me mënyrën sesi sulmuam. Luajtëm me të vërtetë shumë mirë”, shtoi katalanasi, duke iu rikthyer temës së zëvendësimit të Halandit: “Plani nuk ishte ta zëvendësonim. Nëse rezultati do të kishte qenë i ngushtë, ai do kishte qëndruar në fushë. Por kishte kuptim zëvendësimi i tij përpara ndeshjes kundër Sauthemptonit, një skuadër që nuk kemi arritur ta mundim shpesh”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"