Rast i paprecedent/ Forcat Speciale në stadium, Shkumbini triumfon ndaj Turbinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2023 | 9:44

Rast i paprecedent/ Forcat Speciale në stadium, Shkumbini triumfon ndaj Turbinës

Shkumbini merr tri pikë të arta në derbin e prefekturës ndaj Turbinës, falë golave të shënuar nga Denis Mici dhe Gëzim Hyska, në pjesën e dytë. WhatsApp Image 2023-11-27 at 09.42.04

Vendësit u prezantuan me fanellat e reja në këtë takim, ku binte në sy emblema kuqezi në pjesën ballore të saj, që përkon me 111-vjetorin e ngritjes së Flamurit Kombëtar në qytetin e Peqinit. Pragndeshja u shoqërua nga një rast i paprecedentë. Forcat Speciale kanë hyrë në mjediset e stadiumit, duke arrestuar një person, që mësohet se kishte lidhje me klubin e Turbinës. Nga policia nuk pati komunikatë zyrtare, por klubi cërrikas e ka konsideruar si presion para ndeshjes.

Deri 10 minuta para nisjes të takimit, kishte një mëdyshje nëse Turbina do të zbriste apo jo në fushë, por gjithsesi loja nisi normalisht. Në pjesën e parë loja u kontrollua tërësisht nga peqinasit, të cilët me Sejdinin, Micin dhe Nexhën, vendosën tre herë në provë portierin Nova. Rezistenca e cërrikasve zgjati deri në minutën e 70-të, kur mbrojtësi Zëre prek topin me dorë dhe gjyqtari akordon penallti për peqinasit. Mici godet saktë nga pika e bardhë dhe shënon. Dy minuta më pas, është Llacja që shpërthen në të djathtë dhe asiston te Hyskaj, i cili e dërgon topin në rrjetë për herë të dytë.

LULZIM RESULI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"