Raspadori ylli i ri i Italisë/ Asnjë lojtar i të kaltërve nuk ka shënuar më shumë se ai që nga…
Sulmuesi i Napolit, Xhakomo Raspadori, mund të konsiderohet ylli i ri i sulmit të Italisë. 22-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 68-të me fanellën e kombëtares “azzure” në duelin ndaj Anglisë.
Ky ishte goli i katër me fanellën e Italisë për Raspadorin, që nga debutimi i tij me ekipin kombëtar i bërë më 4 qershor të vitit 2021. Asnjë lojar nuk ka shënuar më shumë se ai gjatë kësaj periudhe në kombëtaren e Italisë. Sulmuesi i Napolit është në të njëjtin nivel me Barelën e Interit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"4 – Since his debut with #Italy (June, 4, 2021), Giacomo #Raspadori has scored four goals for the Italian team, no player has scored more than him with the Azzurri in this period (level with Barella). Star.#ItalyEngland
— OptaPaolo 🏆 (@OptaPaolo) September 23, 2022
