“Qëndroj tek Interi”, Simone Inzagi: E dimë se si fitohet derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2024 | 16:30

“Qëndroj tek Interi”, Simone Inzagi: E dimë se si fitohet derbi

Simone Inzagi ka marrë ditën e djeshme çmimin “Enzo Bearzot”, si trajneri më i mirë i vitit të fundit. Numri një i zikaltërve i garantoi këta të fundit se ka shumë dëshirë të qëndrojë në skuadër për të ardhmen dhe se ëndërron ta fitojë titullin kampion në derbi kundër Milanit.

inzagi

Çfarë do të thotë për ju ky çmim?

E dimë shumë mirë të gjithë se kush është Bearzot, një legjendë e futbollit italian dhe një shembull për ne trajnerët. Një çmim i tillë më jep shumë krenari dhe dua ta ndaj bashkë me klubin dhe futbollistët e mi që më kanë dhënë emocione të jashtëzakonshme gjatë këtyre sezoneve. Ju keni pasur një vit spektakolar në Serinë A.

Çfarë do të thotë që ta fitoni titullin kampion në derbi?

Do të ishte diçka shumë e bukur. Jemi në krye të kampionatit dhe shumë afër zyrtarizimit. Na duhen disa pikë, por jemi shumë afër objektivit të rëndësishëm. Shpresoj që ta bëjmë realitet sa më shpejt të jetë e mundur.

Si mund të përgatitet një derbi që vlen për titullin kampion?

Vitin e kaluar kemi përgatitur disa derbe shumë speciale që vlenin për finale e Champions Leagues dhe ishte diçka që nuk ndodhte prej 20 vitesh. Ishte diçka e veçantë. E dimë shumë mirë se çfarë do të thotë derbi i Milanos dhe mbi të gjitha se sa e përjetojnë tifozët tanë. Do të përballemi me një skuadër të fortë si Milani dhe që do të kërkoj të bëjë më të mirën.

Çfarë duhet të bëjë Interi për të arritur një tjetër finale Champions-i?

Vitin e kaluar që nga faza e 1/8-ave deri në fund nuk kemi gabuar asgjë. Këtë vit kundër një skuadre të fortë si Atletiko humbëm me penallti. Në këto 3 vite rrugëtimi europian ka qenë fantastik dhe nuk mund të ankohem për asgjë nga djemtë.

Kanë bërë gjithçka në fushën e lojës duke vënë shpirtin. A do të jeni trajner i Interit edhe në të ardhmen?

Në fund të sezonit do të takohemi dhe do të flasim me drejtuesit e klubit. Do të diskutojmë për atë që ndodhi. Ka një bashkëpunim të jashtëzakonshëm në familjen e Interit dhe mendoj se vazhdimësia do të jetë rruga finale. Pastaj ashtu si në çdo moment ne ulemi dhe flasim për të programuar të ardhmen.

Pas disa vitesh do t’ju pëlqente që të ishit trajner i kombëtares së Italisë?

Për të thënë të vërtetën nuk e kam menduar kurrë. Tani jam shumë mirë në klub. Janë 14 vite që unë punoj përditë dhe kjo është ajo që më pëlqen.

Çfarë ju kanë dhënë tifozët e Interit në këto 3 vite?

Tifozët e Interit më kanë dhënë gjithçka. Më kanë bërë të ndihem i rëndësishëm dhe gjithmonë kanë qenë pranë skuadrës. Kanë një dashuri të madhe për ngjyrat e skuadrës së tyre dhe na kanë ndihmuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"