Qendërmbrojtës nga Greqia për Tiranën, bardheblutë presin firmën edhe me një nigerian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2024 | 22:20

Qendërmbrojtës nga Greqia për Tiranën, bardheblutë presin firmën edhe me një nigerian

Tirana pritet që të plotësohet edhe me lojtarë të tjerë. Futbollisti i radhës që do të firmosë është Edison Kola. Lojtari vjen nga kampionati grek dhe është qendërmbrojtës.

kola

Ai vjen nga Giuktas në Kategorinë e dytë greke. Luan në qendër të mbrojtjes dhe para mbrojtjes. Sezonin e fundit ka qenë titullar.

Një tjetër lojtar që do të afrohet është një nigerian, i cili ka luajtur në Francë dhe pritet që të jetë një nga përforcimet më të mëdha të bardhebluve. Ai është mesfushor qendre që do të bëjë diferencën.

Nga ana tjetër për Gledi Micin do të pritet edhe disa ditë, nëse do të afrohet apo jo me ekipin. Gjatë stërvitjes së djeshme ishin të pranishëm 14 lojtarë, ndërkohë që Ismajli dhe Kozi nuk u stërvitën.

Edhe Aldi Gjumsi është pjesë e bardhebluve. Skuadra zhvilloi një mbledhje nën drejtimin e Grent Halilit dhe Agim Ibraimit, ku futbollistët u njohën me njëri-tjetrin dhe stafin e ri teknik. Skuadra pritet të plotësohet deri të premten dhe me pas do të udhëtojë drejt Ohrit për fazën përgatitore.XDGVFDOLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"