Qarri dhe Smajli mbajnë peng formacionin e Vllaznisë, ja situata te shkodranët para Klasikes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2024 | 20:35

Qarri dhe Smajli mbajnë peng formacionin e Vllaznisë, ja situata te shkodranët para Klasikes

Vllaznia po vijon përgatitjet për takimin e radhës ndaj Tiranës. Ndryshe nga përballjet e fundit, duket se teknikun Osmani po e shqetëson gjendja jo e mirë e dëmtimeve të dy lojtarëve të tij.

VLLAZNIA

Bëhet fjalë për portierin Kristi Qarri, i cili pas një dëmtimi në shpatull mund të humbë edhe përballjen ndaj Tiranës, pas asaj me Dinamon. Po ashtu probleme ka shfaqur edhe mbrojtësi i djathtë, Gerald Smajli.

Ai edhe para takimit me Dinamon mësohet se ka pasur probleme muskulare në këmbën e djathtë, por mesa mësohet rikuperimi para takimit me Tiranën nuk duket se është plotësisht i mundshëm. Megjithatë duhet të pritet që të mësohet nëse Smajli do të jetë pjesë e formacionit të parë në këtë përballje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"