Publikohen detajet e videos që fundos Dani Alvesh: Ia kap dorën dhe ia vendos në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2023 | 22:46

Publikohen detajet e videos që fundos Dani Alvesh: Ia kap dorën dhe ia vendos në…

Dani Alvesh është në pritje të gjyqit i cili do të fillojë për të përcaktuar fajësinë  apo jo të tij rreth akuzave për përdhunim që i janë ngritur nga një 23-vjeçare. Për sipas “Diari Ara” në Spanjë, e gjithë strategjia mbrojtëse e futbollistit brazilian bie nga videot e kamerave të sigurisë në diskotekën ku supozohet se është kryer akti.

sdfsdfsdfsdfsdfsdfsdf

Në një artikull të publikuar sot, ky burim tregon se video tregon pamjet e Dani Alvesh në sallën kryesore, para dhe pas kryerjes së aktit në banjën ku janë futur të dy dhe ku 23-vjeçarja pretendon se e ka përdhunuar.

Aty shpjegohet se që para fillimit të aktit, ishte Alvesh i cili e kishte kërkuar me ngulm vajzën në fjalë. “Viktima është e kthyer me shpinë në sallë, por futbollisti i merr dorën dhe e vendos te zona e organeve gjenitale të tij. Në një tjetër moment, Alvesh ul dorën deri te prapanica e vajzës. Ajo kthehet dhe ia heq përsëri”, shpjegon i njëjti burim.

Ai tregon se edhe në momentin pas daljes nga vendi ku supozohet se u krye përdhunimi, vajza kishte qenë e tronditur dhe kishte qenë e përlotur, duke kërkuar vazhdimisht që të largohej nga diskoteka në fjalë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"