PSG me sytë nga e ardhmja, gati të fillojë projektin e ri. Lë mënjanë Mbape dhe piketon talentet e rinj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2024 | 18:52

PSG me sytë nga e ardhmja, gati të fillojë projektin e ri. Lë mënjanë Mbape dhe piketon talentet e rinj

PSG është duke krijuar projektin e ri tepër ambicioz për të ardhmen. Në këtë mënyrë, lë pas krahëve çështjen “Mbape” dhe futet në kërkim të talentrve të rinj që mund t’i shërbejnë për sezonet në vazhdim. Spekulimet për emrat e mëdhenj kanë qenë të ndryshëm, duke filluar nga Leao dhe mbaruar tek Osimhen, por me sa duket nuk do ndalojnë me kaq.

psg

Ideja kryesore që kanë drejtuesit e kampionëve të Francës është që të krijojnë një grup me talente që mund të japin kontributin e tyre për 5-6 sezone me radhë. Në një intervistë të dhënë për “RMC Sport”, president i klubit Naser Al Khelaifi, tha që ky projekt, “është për të ardhmen”.

“ Ne kemi thënë që duam të krijojmë një skuadër për të ardhmen. Një skuadër me lojtarë që mund të luajnë më njëri-tjetrin për 5-6 vite. Largimi i Mesit, Nejmar apo Ramos kanë qenë të gjitha pjesë e planit. Ishte një nder që luajtën për ekipin tonë, por tani ne kemi një vizion të ri.”

Kryeqytetasit francezë nuk duan të kenë punë më me lojtarë që duan vetëm para dhe janë në fundin e karrierës, por djem të rinj që janë të etur për fitore. Për momentin emrat që kanë në dispozicion janë të shumtë, si Barkola por edhe Ksabi Simons, që do të rikthehet nga huazimi sezonin e ardhshëm. Përveç këtyre, priten edhe afrime të tjera me emra “big” të Serisë A, si Leao, Osimhen por edhe Lautaro Martinez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"