Provat e fundit para Dinamos, projektohet formacioni i “Demave” për derbin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2024 | 10:19

Provat e fundit para Dinamos, projektohet formacioni i “Demave” për derbin

Partizani ka vijuar dje përgatitjet për ndeshjen e së shtunës në orën 18:00 në stadiumin “Arena e Demave”. Të kuqtë e kanë skuadrën thuajse të plotë, pasi mungesa e vetme në këtë ndeshje është Altin Bytyçi.

Partizani

Mbrojtësi duket shumë pranë rikthimit në stërvitje të plotë me grupin. Stafi teknik është përpjekur më së shumti të punojë me Adnard Mehmetin dhe Andi Hadrojn, të cilët sapo janë rikthyer nga dëmtimi dhe kanë nevojë për rritje të formës.

Në ndeshjen e së shtunës mbrojtësi pukjan pritet titullar, ndërsa Mehmeti me shumë mundësi e nis nga stoli. Në mesfushë nuk pritet të ketë ndryshime, teksa sulmi do të ndryshojë.

dsfdsfdsfdsfsdf

Mba-Skuka-Cara janë favoritë, por një opsion është edhe prania e Taipit në vend në nigerianit. Sot Shehi do të bëjë provat e fundit para derbit vendimtar ndaj Dinamos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"