Protesta e ashpër dhe postimi në rrjetin social, Haland mund të dënohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2023 | 21:19

Protesta e ashpër dhe postimi në rrjetin social, Haland mund të dënohet

Erling Haland mund të vendoset nën akuzë nga Federata Angleze e Futbollit, pasi kritikoi performancën e zyrtarëve të ndeshjes gjatë barazimit 3-3 të Mançester Sitit me Totenhemin të dielën.

HALAND

Sulmuesi i Sitit protestoi tek arbitri Saimon Huper, pasi ai i mohoi Sitit një mundësi për të fituar në minutën e 94-t. Gjyqtari lejoi avantazhin, pasi Haland u pengua, por në mënyrë të pashpjegueshme e ndërpreu atë kur pasimi i norvegjezit dërgoi Xhek Grilishin të vetëm drejt portës së Totenhemit.

Pas ndeshjes, norvegjezi postoi një video të incidentit në rrjetin social “X”, duke shkruar: “Çfarë dreqin”, dhe kjo mund ta vendosë atë në telashe. Pep Guardiola nuk donte që të komentonte mbi këtë situatë, duke thënë se nuk donte që të bënte një koment si ai i kolegut Mikel Arteta, i cili i quajti të turpshëm gjyqtarët pas humbjes së Arsenalit të tij kundër Njukasëllit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"