Protagonist me gol kundër Erzenit, Beqja: Mu duk sikur do anulohej, në Tiranë shkojmë për fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2024 | 19:51

Protagonist me gol kundër Erzenit, Beqja: Mu duk sikur do anulohej, në Tiranë shkojmë për fitore

Ledio Beqja ishte një nga protagonistët e fitores së Teutës përballë Erzenit, me mesfushorin që shënoi golin e dytë për durrsakët. Ai u shpreh tepër i lumtur për golin dhe se tha që objektivi i radhës është fitorja përballë Tiranës në Kupë.

bandicam 2024-03-02 19-43-22-355

“Kisha shënuar gola offside, traversa, shtylla dhe s’kam pasur shumë fat. Mu duk sikur do anulohej prapë, por shyqyr zotit nuk u anulua.

Për ne ishte jetë a vdekje, por jam shumë i lumtur për fitoren.

Afrimet na kanë ndihmuar shumë për fazën sulmuese.

Në Tiranë shkojmë vetëm për fitore dhe asgjë tjetër”, tha Beqja për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"