Projektohet “Galacticos 2”, Perez kërkon paketë Bellingamin, Mbapenë e Halandin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2023 | 14:41

Projektohet “Galacticos 2”, Perez kërkon paketë Bellingamin, Mbapenë e Halandin

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, ka zgjedhur të mbajë një profil jo fort të zhurmshëm në merkato në vitet e fundit. Kjo jo për ndonjë arsye financiare, sepse “los blancos” janë një nga klubet e paktë në Europë të prekura nga pandemia apo kriza financiare.

skysports-graphic-bellingham_6015079

Kjo ka qenë një zgjedhje e tij, duke parë suksesin me përbërjen aktuale të ekipit. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se Perez ka qëndruar pa lëvizur. Gjatë gjithë kësaj kohe, numri një i klubit kampion në fuqi në Spanjë dhe në Europë ka përgatitur një strategji për të ndërtuar një tjetër Real galaktik. Pas Realit të Zidan me shokë, tashmë Perez po projekton skuadrën e së ardhmes, që pritet të finalizohet në nisjen e sezonit 2024-2025.

Ndërtimi i “Galacticos 2”, në fakt ka nisur me hapa të ngadalshëm dhe një e nga një. Me radhë, Vinicius, Valverde, Rodrigo e Militao janë afruar në skuadër. Por vepra e artit e tij nuk ka përfunduar ende. Mungojnë shumë pjesë të rëndësishme për të ndërtuar një tjetër skuadër ëndrrash. I qetë dhe i fuqishëm nga ana financiare, Perez ka planifikuar tri nga blerjet më të rëndësishme në histori.

Flitet për tre emrat më të lakuar në futbollin botëror, Xhud Bellingam (Dortmund), Kilië Mbape (Paris SG) dhe Erling Haland (Mançester Siti). Secili prej të treve nuk është i lehtë për t’u arritur. Edhe Perez e ka të qartë se operacionet do të jenë të ndërlikuara dhe tepër të kushtueshme. Por ai është i fiksuar për t’i bërë të tre yjet së bashku në Madrid. Problemi është se të tre kanë kontrata në fuqi dhe atij i duhet të presë të paktën nga dy vjet për të mbyllur një projekt galaktik, që do të sigurojë sukses.

Perez kërkon të nisë fushatën e blerjeve në merkaton e verës me yllin e Dortmundit, Bellingam. Më pas në vitin 2024 ai do të kërkojë të afrojë në skuadër kapitenin e ri të Francës, Mbapenë, dhe të mbyllë gjithçka me Erling Halandin nga Mançester Siti, me objektivin për të ndërtuar kështu një skuadër të jashtëzakonshëm, e që me të drejtë mund të pagëzohet si “Galacticos 2”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"