Projektohen 4 afrime, klubi i Kategorisë së Parë “pazar” në Brazil dhe Argjentinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2022 | 11:38


Projektohen 4 afrime, klubi i Kategorisë së Parë “pazar” në Brazil dhe Argjentinë

Klubi është përqendruar i gjithi te merkatoja. Cërrikasit janë duke hedhur “grepat” ku të munden për t’u përforcuar.

Turbina

Nuk po përqendrohen vetëm te tregu vendës, por edhe i huaji.

“Dashuria” e kahershme e Turbinës mbetet Brazili. Çdo sezon kanë ardhur lojtarë nga ky shtet dhe as kjo verë nuk mund të bëjë përjashtim. Janë gati dy futbollistë, që do të vijnë nga Superliga braziliane.

Po negociohet me ta nëpërmjet një menaxheri dhe shumë shpejt do të bëhen publikë edhe emrat e tyre. Një tjetër shtet po i Amerikës Latine është edhe Argjentina, ku po mendohet të afrojnë dhe dy lojtarë nga ky vend.

Hera e parë që Turbina do të ketë argjentinas në ekip, të cilët janë piketuar shumë më herët. Të dhënat për ta nuk jepen, por dihet është se janë nga Buenos Airesi.

Pra, do të kemi një Turbinë “latine” këtë kampionat. Por, nuk përjashtohet mundësia e afrimeve edhe nga Ballkani.

Largimet e shumta nuk do të sjellin halle për ekipin, pasi po planifikon një sërë afrimesh, që do ta blindojnë në çdo sektor.

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL