PROGRAMI/ Nëntori kuqezi, 15 ndeshje për ekipet kombëtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2023 | 15:42

PROGRAMI/ Nëntori kuqezi, 15 ndeshje për ekipet kombëtare

Muaji nëntor do të sjellë 15 ndeshje për të gjithë ekipet kombëtare. Kombëtarja e Futsallit do të zbresë e para në fushë më 8 dhe 9 nëntor me dy miqësore kundër Malit të Zi.

kombetarja

Për Kombëtaret U-19 dhe U-17 janë në program në total 6 ndeshje kualifikuese për Europianin e këtyre grupmoshave. Në datat 15, 18 dhe 21 nëntor do të luajë edhe Shqipëria U-17 sfidat kualifikuese të “Euro ‘23-‘24″. Fokusi kryesor është te Kombëtarja A, e cila do të luajë më 17 nëntor ndaj Moldavisë dhe tri ditë më vonë me Ishujt Faroe në Tiranë.

Shqipëria U-21 do të luajë për kualifikueset e “Euro 2025” ndaj Rumanisë më 17 nëntor dhe 4 ditë më vonë ndaj Malit të Zi, të dyja në transfertë. Kombëtarja U-17 e vajzave do të luajë në datat 24, 27 dhe 30 nëntor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"