Progni: Goli për tifozët, mbrëmje historike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2015 | 10:59

Progni: Goli për tifozët, mbrëmje historike

progniAutori i golit të dytë të Skënderbeut, Gerhard Progni, i cili ishte edhe i pari në Ligën e Kampioneve për të, u shpreh se ua dedikon tifozëve. Ai preferon Bate Borisovin në short si mundësi për t’u hakmarrë për eliminimin e dikurshëm.

“Ishte goli im i parë në Ligën e Kampioneve dhe normalisht që jam shumë i lumtur për këtë gjë. Këtë gol ua dedikoj tifozëve, të cilët më kanë mbështetur. Mbrëmja e sotme (djeshme) ishte shumë e madhe dhe historike për ne që do të mbahet mend gjatë.

Ekipi e meritoi fitoren dhe tashmë jemi në Europa Ligë, duke e bërë ëndrrën realitet. Besoj se shpresat për më tej janë të mëdha dhe tani jemi të gjithë me sytë nga shorti. Shpresoj të na bjerë me Bate Borisovin dhe të hakmerremi për eliminimin e vjetshëm”, përfundoi Progni

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"