Probleme në sulm për Mehmetin, Dinamo me mungesa ndaj Erzenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2023 | 12:39

Probleme në sulm për Mehmetin, Dinamo me mungesa ndaj Erzenit

Për ndeshjen e sotme blutë kanë në dispozicion edhe mesfushorin Bakari Gudiabi, që ka shlyer dënimin.

DINAMO

Përveç tij, edhe Fatjon Andoni duket se ka arritur formën optimale pas atij dëmtimi që e mbajti larg fushave për disa javë. Së fundi ka pasur probleme për sulmuesin Patrik Bardhi, që duket se do të jetë mungesa e vetme sot ndaj Erzenit, përveç Redon Danajt që dihet tashmë se do të mungojë gjatë pas dëmtimit në gju.

Bardhi është një nga lojtarët që ka pasur dëmtime sistematike gjatë këtyre tri sezoneve që është pjesë e Dinamos. Këtë sezon ai ka luajtur pak dhe ka shënuar një gol në barazimin 1-1 me Vllazninë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"