Pritet përfaqësim dinjitoz në Kategorinë e Parë/ Maliqi gjen stadiumin, do të luajë në… Korçë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2021 | 14:09

Pritet përfaqësim dinjitoz në Kategorinë e Parë/ Maliqi gjen stadiumin, do të luajë në… Korçë

Maliqi zgjidh një hall të madh, gjen stadiumin. Një mbledhje e zhvilluar me drejtuesit e Skënderbeut ka sjellë marrëveshjen e shumëpritur. Paraditen e së mërkurës, kryebashkiaku Gëzim Topçiu është takuar me presidentin Ardjan Takaj dhe ka gjetur akordin për të marrë në përdorim stadiumin “Skënderbeu” për sezonin 2021-2022.

place-2017-09-11-8-64ab3f1aa9e88783fe66581cf16cbd12

Numri një i klubit korçar ka dhënë OK-in që Maliqi t’i zhvillojë aty takimet pritëse, derisa fusha sportive është në rikonstruksion e sipër. Kjo është hera e parë në histori që skuadra e drejtuar nga trajneri Egli Malësija do të militojë në Kategorinë e Parë dhe drejtuesit kërkojnë një përfaqësim sa më dinjitoz.

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"