Prilli spektakolar i futbollit, ja supersfidat që na presin këtë muaj
Pasi lamë pas pauzën e kombëtareve, rikthehen edhe njëherë kampionatet e klubeve dhe mbi të gjitha, Kupat e Europës. Muaji prill do të jetë i mbushur me ndeshje emocionuese, ku përveç futbollit të huaj, do të shijojmë edhe atë të vendit, me ndeshjet gjysmëfinale të Kupës që do të përcaktojnë finalistët, por edhe derbin e kryeqytetit midis Tiranës dhe Partizanit, pa lënë pa përmendur këtu, edhe ndeshjet direkte që do të kenë pretendentët e “Final 4”.
Ja cilat janë disa nga sfidat që do të na presin gjatë muajit prill:
Data 3 prill
Kupa e Shqipërisë |Ndeshjet e para të raundit gjysmëfinal, Egnatia-Vllaznia, Kukësi-Tirana
Data 4 prill
Premier Ligë | Çelsi-Mançester Junajtid
Data 6 prill
Seria A | Roma-Lacio
Data 7 prill
Abissnet Superiore | Partizani-Vllaznia
Premier Ligë | Mançester Junajtid-Liverpul
Data 9 prill
Liga e Kampioneve | Ndeshjet e para të raundit çerekfinal, Arsenal-Bajern Mynih, Real Madrid-Mançester Siti
Data 10 prill
Liga e Kampioneve | Ndeshjet e para të raundit çerekfinal, PSG-Barcelona, Atletiko Madrid-Dortmund
Data 11 prill
Ndeshjet e para të raundit çerekfinal, të Ligës së Europës dhe Ligës së Konferencës
Data 14 prill
Abissnet Superiore | Egnatia-Partizani
Data 16 prill
Liga e Kampioneve | Ndeshjet e kthimit të raundit çerekfinal, Dortmund-Atletiko Madrid, Barcelona-PSG
Data 17 prill
Liga e Kampioneve | Ndeshjet e kthimit të raundit çerekfinal, Bajern Mynih-Arsenal, Mançester Siti-Real Madrid
Data 18 prill
Ndeshjet e kthimit të raundit çerekfinal të Ligës së Europës dhe Ligës së Konferencës
Data 20 prill
Kupa FA | Ndeshja gjysëmfinale, Mançester Siti-Çelsi
Data 21 prill
Kupa FA | Ndeshja gjysëmfinale, Koventri-Mançester Junajtid
La Liga | Real Madrid-Barcelona
Data 22 prill
Seria A | Derbi i Mandolinës, Milan-Inter
Data 23 prill
Premier Ligë | Arsenal-Çelsi
Data 24 prill
Kupa e Shqipërisë | Ndeshjet e kthimit të raundit gjysmëfinal Tirana-Kukësi, Vllaznia-Egnatia
Data 28 prill
Abissnet Superiore | Tirana-Partizani, Egnatia-Vllaznia
Premier Ligë | Totenhem-Arsenal
Seria A | Juventus-Milan
30 Prill
Liga e Kampioneve | Ndeshjet e para të raundit gjysmëfinal
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"