Prezantohet projekti i Mançester Sitit në Durrës, Rama: Do mblidhet ajka e talentit që ka ky vend!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2024 | 13:00

Prezantohet projekti i Mançester Sitit në Durrës, Rama: Do mblidhet ajka e talentit që ka ky vend!

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të projektit të kampusit sportiv të Akademisë së Futbollit të Mançester Sitit në Durrës, është shprehur se aty do të mblidhet ajka e talentit që ka vendi ynë. Kreu i qeverisë theksoi se kampusi do të jetë i një ekselence arkitektonike dhe funksionale, ndërsa shtoi se qeveria arriti ta marrë këtë projekt pa asnjë shpenzim.

rama-te-manchester-city-1

“Më vjen mirë që arritëm jo vetëm të kemi një kontratrë për ta ndërtuar këtu këtë akademi por të kemi edhe një ekskluzivitet për të gjithë rajonin e Ballkanit, me kusht të kontratës që në rast se në të ardhmen do të hapet një stacion tjetër i Mançester Sitit, Bashkia e Durrësit do të jetë partnere edhe atje. Federata të promovojë këtë projekt dhe të ndihmojë me të gjitha klubet e futbollit në Shqipëri por edhe me klubet e futbollit në rajon për të kthyer sytë e trokitur në derën e kësaj akademia ku duam që të mblidhet ajka e talentit që ka ky vend, që në moshë të vogël në këtë sport që është më popullori në botë.

Kemi marrë një projekt pa lekë, është kulmi, dhe Marko me shumë kënaqësi në fakt, të paktën kështu u duke në telefon se fytyrën nuk ia thashë tha “relago”. Të marrësh dhuratë nga Marko nuk është e lehtë. Do të kemi në kampus të një ekselence arkitektonike dhe funksionale të sporvuar jo thjesht tek stadiumi ynë kombëtar, që është një ndër stadiumet më të bukur të Evropës, pavarësisht se i vogël në kapacitet”, u shpreh Rama.

Kryeministri shprehu keqardhje që ende nuk është hapur një shkollë e gjuhës shqipe në Mançester.

“Një shtysë frymëzuese për këtë projekt ka qenë Pablo, i cili është një agjent i Mançester Sitit është një komunitet bashkësi njerëzish ku varin këpucët e futbollit në gozhdë, ka qenë frymëzues për këtë projekt, për modelin dhe standardet që sjell që do të jenë. Me keqardhje që akoma nuk kemi hapur një shkollë të gjuhës shqipe në Mançester dhe akoma s’u morëm vesh me garancinë e plotë që ne njihemi afër dhe të privilegjuar me atë nder që na bëhet, këto kupa janë pjesë e një turi që Mançester bën nëpër botë”, tha Rama.

Rama-Manchester-City

Ndër të tjera kreu i qeverisë njoftoi se është duke u diskutuar për të sjellë akademinë e tenistit me famë botërore Rafael Nadal në Durrës.

“Investimi ka lidhje edhe me fuqizimin e mëtejshëm të imazhit të Shqipërisë. Kemi hyrë në diskutime për të sjellë akademinë e Rafael Nadal, ku shpresoj që t’i bashkëngjitet kampusit të Mançester Sitit. E gjithë ajo zonë do të kthehet nga një kënetë e dikurshme në një zonë shumë atraktive. Ashtu siç patëm sukses me Mançester Sitin, të sjellim dhe akademinë e Nadal në Durrës. Deri dje këto projekte dukeshin si të paimagjinueshme, ndërsa sot duken gjithnjë e më mundshme. Shqipëria është bërë një vend që kur shqiptohet në emër tërheq vëmendjen në të gjitha fushat. Do vazhdojmë të ndërtojmë më tutje Shqipërinë e 2030”, deklaroi më tej kryeministri Edi Rama.

Kupat-e-City

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"