Prezantimi te Reali, 33-vjeçari Hoselu: Vij te klubi më i madh, nuk zëvendësoj Benzemanë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2023 | 22:12

Prezantimi te Reali, 33-vjeçari Hoselu: Vij te klubi më i madh, nuk zëvendësoj Benzemanë

Reali i Madridit duket se i ka dhënë drejtim shumë shpejt merkatos së verës. Jo më larg se dje, klubi madrilen ka prezantuar afrimin e katërt në merkato, Hoselu Mato. Sulmuesi i kombëtares spanjolle është transferuar nga Espanjoli te Reali për një sezon në formë huazimi.

joselu

Ka qenë presidenti i Realit, Florentino Perez, ai që ka prezantuar 33-vjeçarin, që do të zëvendësojë Mariano Diazin e larguar dhe ai nga Reali pak ditë më parë. Nuk dihet nëse Hoselu do të jetë apo afrimi i fundit i Realit në merkaton e verës, por e sigurt është se ai do të mbajë fanellën me numrin 14.

Pas prezantimit nga Perez, Hoselu është shfaqur para gazetarëve duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre. Ai e ka cilësuar transferimin te Reali si një nga ditët më të bukura, duke e kaluar këtë moment dhe me një batutë. “I kërkoj ndjesë bashkëshortes sime dhe fëmijëve të mi, por kjo është një nga ditët më të lumtura në jetën time. E kisha ëndërruar një kthim te Reali dhe më në fund kjo ditë erdhi”, tha ai.

Duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me ish-kapitenin Benzema, Hoselu ka qenë i qartë në qëndrimin e tij. “Karim Benzema është një nga sulmuesit më të mirë, por unë jam ndryshe, bëj një punë ndryshe nga ai. Nuk vij këtu për zëvendësuar as Benzemanë dhe askënd tjetër, por dua të lë shenjën time”, tha Hoselu Mato.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"