Prestige përgatitet për Championsin dhe Botërorin, kampionët do të jenë edhe në kampionatin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2023 | 12:57

Prestige përgatitet për Championsin dhe Botërorin, kampionët do të jenë edhe në kampionatin shqiptar

Prestige arriti të fitonte titullin kampion në 5×5 të organizuar nga FSHF duke mundur në finale me rezultatin 4-1 skuadrën e Art Inox. Ndërkohë, skuadra do të rikthehet në muajin gusht në fushën e blertë dhe do të nisë përgatitjet për sezonin e ri.

prestige-1-e1685023132382-770x412

Ekipi i Prestige MFC do të luajë në muajin shtator në Ligën e Kampioneve, në kompeticionin që zhvillohet në Rumani. Një muaj më vonë do të nisë edhe Botërori në Emiratet e Bashkuara ndërkohë që risi është kampionati shqiptar.

Prestige MFC ka arritur të fitojë të gjithë trofetë në minifutboll duke u bërë skuadra e parë që e arrin diçka të tillë. Në këtë mënyrë, Prestige MFC largohet si ekipi me më shumë tituj, duke konfirmuar pjesëmarrjen në Kategorinë e Tretë të kampionatit shqiptar.

12e251bb-0ab4-46b3-88ae-77b0eef961ca (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"