Prestige MFC debuton në Kategorinë e Tretë, merr pikë që në duelin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2023 | 19:26

Prestige MFC debuton në Kategorinë e Tretë, merr pikë që në duelin e parë

Skuadra e Prestige MFC ka bërë sot debutimin e saj të kampionatin e Kategorisë së Tretë, ku ka synime ambicioze për t’u ngjitur sa më shpejt më lart. Ndeshja e parë e skuadrës e cila për shumë vite ka qenë emri dominues në futbollin me 5 apo me 6 në vendin tonë, ka qenë ndaj Eagles, në Grupin A të kompeticionit.

limani

Në takimin e luajtur në kompleksin “Skënder Halili”, skuadra e drejtuar nga Madrid Dule gjeti e para golin me anë të Limanit në minutën e 26 të, teksa mbylli në avantazh pjesën e parë. Mila humbi penallti për Eagles në fillimin e pjesës së dytë e më pas Sulejmani barazoi rezultatin në 1-1 kur regjistrohej minuta e 69-të.

Biba në minutën e 72-të ktheu përsëri në avantazh Prestige që kërkoi golin për të mbyllur ndeshjen, por u ndëshkua në minutën e 88-të nga Çibuku, i cili vulosi barazimin përfundimtar 2-2 të kësaj sfide.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër të Grupit A të luajtur sot, Basania ka mundur 3-1 Kinostudion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"