“Presioni në klasifikim është evident”, Shehi pas fitores së Partizanit: U thashë lojtarëve të jenë krenare për trofetë dhe ndeshjet derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2024 | 19:29

“Presioni në klasifikim është evident”, Shehi pas fitores së Partizanit: U thashë lojtarëve të jenë krenare për trofetë dhe ndeshjet derbi

Orges Shehi mendon se skuadra e tij vazhdon të bëjë hapa para dhe ka dhenë sinjale reagimi pas humbjes së pak ditëve më parë. Trajneri i Partizanit ka theksuar se i ka kërkuar lojtarëve të shohin situatat më me pozitivitet teksa ekipi bëhet gati për pjesën e rëndësishme të kampionatit që i afrohet në “Final Four”.

WhatsApp Image 2024-03-01 at 19.16.08

“Çdo ndeshje ka vështirësitë e veta. Çdo kundërshtar e përgatit në mënyrën e vet. Në disa momente në fillim na rrezikuan një apo dy herë, pastaj edhe mënyra se si ishin vendosur, kërkonin të interpretonin presionin duke na bllokuar rrugët e daljes. Ishin ndryshe nga ndeshja e parë. Pastaj edhe ne morëm masat tona duke luajtur mes linjave.

E vërtetë që vinim pas një ndeshje të humbur ndërsa më parë kishim fituar derbin e kishim ngarkesë. Kur humbet, pret të reagosh. Presioni në klasifikim është prezent, por kemi arritur të punojmë e gjejmë masën të jemi të qetë se lufta vazhdon, gara është e gjatë. Skuadrës i kam thënë që sot duhej skuadër krenare, ka arritur gjithçka mirë, duhet të jenë krenarë për trofetë e derbit që kanë fituar. Duhet të shohin çdo gjë me pozitivitet, normale që në futboll ka ditë të mira e të këqija. Ishte fitore e rëndësishme edhe pse luanim ndaj një kundërshtari të vendit të fundit, por kemi thënë që diferencat janë të vogla sidomos në agresivitetin dhe presionin që aplikojnë skuadrat në kampionatin tonë.

Mba është një lojtar që kërkojmë ta kemi në zonë, nuk duam të tërhiqet shumë por të jetë i rrezikshëm në zonë. Ai është një lojtar që kërkon gjithmonë mbështetje, kur dalim nga krahët dua të jetë në zonë. Eshtë edhe pak e vështirë, se kemi karakteristika të ndryshme, nëse futet Bintsuka është ndryshe, mund të ndryshojë manovra se edhe sulmuesit e krahëve nuk jaë të njëjtë. Por Mba është pikë referimi e jona, nuk duam ta zbresim poshtë por ta kemi pikë referimi aty. Ai është një lojtar i yni i rëndësishëm, nuk e vëmë asnjëherë në dyshim sa në ndihmon ne, kur zbret poshtë hap zonën për lojtarë të tjerë.

Është e vërtetë që nuk kemi qenë asnjëherë të plotë. Duke qenë i plotë, mund të ndërtosh plan A, B apo C. Ne na kanë ndodhur dëmtime, fatkeqësi, kartonë, disa dëmtime kanë ardhur nga hiç apo qesharake si kanë ndodhur. Por duhet të përshtatemi. Kjo fazë është e rëndësishme për “Final Four”. Nuk qajmë çfarë ka ikur, por të jemi pozitiv e mendojmë për të nesërmen që vjen shumë shpejt”, tha Shehi për “MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"