“Presioni ndaj arbitrave nuk i përket basketbollit”, kapiteni bardheblu për “Panorama TV”: Titulli në futboll? Është Tirana, 10 vende bosh, pastaj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2023 | 17:10

“Presioni ndaj arbitrave nuk i përket basketbollit”, kapiteni bardheblu për “Panorama TV”: Titulli në futboll? Është Tirana, 10 vende bosh, pastaj…

Tirana u shpall kampion në basketbollin për meshkuj duke përmbysur Besëlidhjen në serinë e ndeshjeve që shkoi 3-2 për bardheblutë. Në një intervistë për emisionin “Panorama Sport”, në “Panorama TV”, kapiteni i bardhebluve, Red Vogli, foli për emocionet e titullit, të ardhmen dhe gjithashtu për skuadrën e Tiranës në futboll.

bandicam 2023-05-05 16-43-29-744

“Akoma i kam ato emocionet, nga 2-0 ta përmbysësh 3-2 nuk kishte ndodhur prej vitesh në Shqipëri. Këto sezonet e fundit janë afruar shumë lojtarë amerikanë dhe është bërë niveli më i lartë. Dje ishte një sallë e tej mbushur. Mbajë mend vetëm ato videot e vjetra të kohës së “xhaxhit” kur ishte salla full.

Kemi humbur katër finale këtë vit. Po ta humbnim dhe këtë do të ishte si një bombë. Por ja arritëm me sukses, ishte diçka shumë e bukur.

Më të vështira janë ndeshjet e “play off”. Më e vështira ishte e treta me Besëlidhjen. Ekipin që shënonte më shumë arritëm ta thyenim. Kjo finale ishte shumë e lehtë. Ishte e fryrë prej emocioneve të tifozëve.

Me besim e përmbysëm. Nga 2-0 nuk ke çfarë humb. Ose ikën në shtëpi i mërzitur, ose do vazhdosh rrugën.

Ekipet e tjera janë të fuqizuara. E mira jonë është që kemi edhe lojtarët shqiptarë janë të mirë. Me 2-3 afrime të huaja na bën më të kompletuar. Ekipet e tjera kanë më shumë të huaj se vendas.

Edhe unë kam qejf ta fus vajzën në basketboll. Kur nuk e kam në ndeshje më prehen krahët. E kam si hajmali.

E mira është që të merret me sport. Unë merrem vetë me ekipe fëmijësh.

Ndeshje të bukura kemi pasur gjatë gjithë vitit. Shpresojmë që është finalja. Kur arritëm të ngrinim trofeun përballë 4000 vetave në pallatin e sportit. Te ekipi jonë ka pasur tifozë. Ne kemi një mesatare prej 300 tifozësh në ndeshje. Gjatë gjithë vitit ka qenë plot. Ata tifozë që i kemi na mbështesin.

Doja ta prgëzoja ekipin e Besëlidhjes, sepse në 1 vit e gjysmë bënë shumë gjëra të mëdha, që janë shembull. Por patën dhe gjëra të tjera që është për turp t’i përmendësh. T’i hysh arbitrave me presion, të kapësh lojtarët një nga një, janë gjëra që nuk i përkasin sportit. Sporti është me meritokraci. Nëse ke fuqi merre, nëse nuk ke atëherë…

Një nga arsyet pse ndodhin janë dhe arbitrat. Dua të falënderojë presidentin e FSHB-së. Edhe kur më dorëzoi Kupën i thashë faleminderit sepse tregoi burrëri. Unë vetë si sportit, si basketbollist, nuk i pëlqej këto gjëra që të më favorizoj arbitri. Unë jam dakord që dhe dy ndeshjet e para me Besëlidhjen shkak kanë qenë arbitrat. Dhe ata u pezulluan.

bandicam 2023-05-05 16-47-47-554

Siguria është maksimale. Dje ishin dhe forcat e ndërhyrjeve të shpejta. Pavarësisht se tifozët lezhjanë kanë ofenduar kanë sharë,. Por s’jam marrë. Nëse do ju kthehesha unë atyre do bëheshe një katrahurë dhe ruajta atë gjakftohtësinë.

T’i pyesim të gjithë janë në qiellin e shtatë. Të gjithë pa gjumë jemi. Sot kemi përgatitur dhe një festë.

Me basketboll kam që në vitin 2004 që jam futur në ekip të parë te ekipi i Tiranës. Kur isha çun i ri, 16-17 vjeç unë bëra një çmenduri, duke lënë gjimnazin për t’u futur më shumë në stërvitje. Bëja gati 7 orë stërvitje në ditë. Sporti mbi të gjitha është dhe sakrificë. Për të ngritur kupën është dhe sakrificë.

Nuk kam ndërmend të tërhiqem. Duke parë që nuk abuzoj, është ajo shprehja: “Na rreh trahanaja”.

Nuk kam qejf të shkëputem. Kam një ekip fëmijësh që t’ia shpërndaj dhe rinisë. Edhe për fëmijët është shumë e shëndetshme.

Unë si tifoz i Tiranës prej shumë vitesh, me datë 17 është dhe derbi dhe ne do dalim në fushë me Kupat.

Tirana kampion? Sigurisht që po. Është Tirana, 10 vende bosh, pastaj janë skuadrat e tjera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"