“Presim oferta”, klubi i Kategorisë së Dytë del në shitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2023 | 21:31

“Presim oferta”, klubi i Kategorisë së Dytë del në shitje

Bashkia Sarandë është e hapur për të shitur aksionet e klubit të Butrintit. Edhe pse në vitin e kaluar u hap një ankand, ku çmimi fillestar prej 270 milionë lekësh të vjetra shkoi në 95 milionë lekë të vjetra, sërish klubi nuk u shit dhe Bashkia Sarandë vijoji të administronte skuadrën.

butrinti

Për “Panorama Sport” ka folur shefi i klubit, Fuat Karalliu, duke sqaruar procesin.

“Shitja e Butrintit është menduar që sezonin e kaluar dhe gara mbetet ende e hapur. Kushdo që ka interes për ta blerë klubin është i mirëpritur. Ne jemi gati për të diskutuar edhe detajet më të vogla. Butrinti i takon të gjithëve dhe nuk është i një individi. Ofertat janë të mirëpritura dhe shpresojmë që të kemi një ekip pretendent sezonin e ardhshëm. Butrinti historikisht ka treguar nivel të denjë për një qytet futbolldashës siç është Saranda dhe duhet të ruajmë këtë traditë”, sqaroi Karalliu.

FATOS LAMAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"