Presidenti i FSHB-së, Ponari: Liga Unike ëndërr, qeveria shqiptare të mbështesë basketbollin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2024 | 10:57

Presidenti i FSHB-së, Ponari: Liga Unike ëndërr, qeveria shqiptare të mbështesë basketbollin

Avni Ponari e cilëson zhvillimin e Ligës Unike si realizimin e një ëndrre. Por në prononcimin e tij për “Panorama Sport”, presidenti i FSHB-SË, kërkon mbështetje nga qeveria.

ponari

“Vlora është qendër e finaleve të Ligës Unike. Një garë shumë e bukur me rreth 200 basketbollistët më të mirë të dy vendeve për të zhvilluar atë aktivitet që shqiptarët prej vitesh e kanë ëndërruar. Liga do t’i japë basketbollit nuanca të reja, por edhe Vlorës bukuri në këto ditë. Vite më parë kishte dhe nga ata që nuk e besonin se kjo gjë do të bëhej. Sot jemi të lumtur që kjo ligë është lëvizje e shkëlqyer bashkëpunimi në Shqipëri dhe Kosovë për të krijuar ëndërr për moshat e reja. Është ligë që do të vazhdojë shumë gjatë dhe të gjithë do kenë ëndërr të bëhet pjesë e saj. Qeveria jonë duhet të japë mbështetje për nivelin ekonomik të basketbollit pasi buxheti ynë është raport 1 me 10. Nëse në Kosovë buxheti i një ekipi është 1 milion euro në Shqipëri është më pak sesa 100 milion në vit”, deklaroi Ponari.

E.SIKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"