Presidenti i Barcelonës, Laporta thumbon: Për episodet tona nuk flet askush, por nëse i ndodh Realit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2023 | 15:45

Presidenti i Barcelonës, Laporta thumbon: Për episodet tona nuk flet askush, por nëse i ndodh Realit…

Në marzhin e eventit të organizuar për të prezantuar logon e zgjedhur për festimet e 125-vjetorit të klubit, Joan Laporta zgjedh të shënjestrojë Realin e Madridit, lidhur me gjykimet e arbitrave deri në këto javë të kampionatit spanjoll, por edhe në Ligën e Kampioneve: “Shumë prisnin që të humbisnim kundër Portos.

laporta

Nuk është e lehtë që të jesh Barça, pasi neve na është dashur gjithmonë që të luftojmë kundër shumë gjërave njëkohësisht. Këtë javë kemi folur vetëm për traplliqe, ndërkohë që duhet të kishim folur për penalltinë e mohuar ndaj Rafinjës, apo atë në dëm të Levandovskit kundër Rajo Vajekanos. Nëse do t’i kishte ndodhur Realit të Madridit ajo që ne vuajtëm jam i bindur që do të ishte folur e stërfolur gjatë të gjithë javës. Dhe më besoni, nuk po viktimizohem.

Për të fituar diçka ne duhet të jemi më të fortë sesa rivalët tanë, shumë më të fortë, pasi ata na e bëjnë jetë të vështirë. Tani kemi fituar kundër Portos dhe moralin e kemi në stratosferë për t’i dhënë vazhdimësi këtyre rezultateve, duke mundur Atletikon e Gironinën. Për ne suksesi në Champions ishte më shumë sesa i rëndësishëm, pasi jemi kualifikuar për në 1.8-at e Ligës së Kampioneve dhe ky është objektivi i parë sezonal që arrijmë.

Tani duhet të jemi thjesht të lumtur, siç jam unë, për tifozët dhe për Ksavin, i cili është bërë një tabelë qitjeje nga të gjithë dhe i faturohen shumë gjëra që nuk ekzistojnë. Gjithsesi, nëse rinisim të fitojëm me vazhdimësi gjithçka do të vendoset në vendin e vet dhe kushdo nga ne do të jetë më i motivuar për të dhënë më të mirën në çdo sfidë, tani e në vazhdim”, u shpreh Joan Laporta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"