Premier Liga garanton dominimin në Europë, akordi i ri i të drejtës TV i sjell miliarda si asnjëherë më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2023 | 21:45

Premier Liga garanton dominimin në Europë, akordi i ri i të drejtës TV i sjell miliarda si asnjëherë më parë

Premier Liga është kthyer në kampionatin më të fortë në Europë për faktin se klubet kanë likuiditete për të blerë yje si pasojë e shitjes për një shifër të lartë të së drejtës TV. Dhe duket se kjo hegjemoni absolute do të vijojë të paktën deri në fund të dekadës.

PREMIER LIGA TITULLI

Kjo, pasi Premier Liga ka arritur akordin për shtijën e të drejtës TV për katërvjeçarin 2025-2029 për një shumë marramendëse. Gjatë kësaj periudhe, futbolli i elitës në Angli do të përfitojë 7,8 miliardë euro.

Marrëveshja është nënshkruar me “SkySports” dhe “TNT’ dhe përbën shifrën më të lartë që është regjistruar ndonjëherë më parë mes palëve. Ajo do të rritë me 4% të ardhurat për futbollin anglez në krahasim me marrëveshjen e mëparshme.

Në akordin e ri, është parashikuar që të rritet numri i ndeshjeve të transmetuara në TV duke shkuar në 215 nga 380 në total. Ndërkohë, për herë të parë në historinë e Premier Ligës, të gjitha ndeshjet e javës së fundit do të transmetohen drejtpërdrejt në TV.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"