“Preferoja Vllazninë në finale”, kapiteni Tafas: Një ndeshje është, do luftojmë që ta fitojmë Kupën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2024 | 21:24

“Preferoja Vllazninë në finale”, kapiteni Tafas: Një ndeshje është, do luftojmë që ta fitojmë Kupën

Portieri dhe kapiteni i Kukësit, Angelo Tafas foli pas kualifikimit në finalen e Kupës së Shqipërisë. Verilindorët u mposhtën me rezultatin 1-0 në ndeshjen e kthimit, por triumfi 2-0 në shtëpi u siguroi atyre një biletë për në finalen e madhe të 14 majit ku do të përballen me Egnatian. Në prononcimin e dhënë për mirokfonin e “MCN”, Tafas deklaroi:  

 tafas

“Kjo fitore është meritë e grupit me plot sinqeritet.  Objektivi i parë ishte që ne të luftonin për qëndrimin në Superiore, por nuk ia dolëm, për këtë arsye u fokusuam te Kupa, luftuam për veten tonë dhe për klubin. Ia dolëm mjaft mirë të shkojmë deri në finale.  

Nuk ishte ky rezultati kryesor, ashtu siç kemi punuar gjatë gjithë javës. Goli i shpejtë na prishi shumë atë që kishim ndërtuar dhe automatikisht u tërhoqëm, shumë mbrapa dhe e lamë Tiranën të krijojë. Do preferoja Vllazninë në finale, por edhe Egnatia pse jo, të dyja të forta janë. Një ndeshje do luftojmë që ta fitojmë Kupën”, u shpreh Tafas.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"