PRECEDENTËT/ Rikthimi në vendin e “krimit”, kur Andorra shkarkoi Sulejman Demollarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2021 | 11:35

PRECEDENTËT/ Rikthimi në vendin e “krimit”, kur Andorra shkarkoi Sulejman Demollarin

Shqipëria do të nisë ditën e enjte (25 mars), aventurën e eliminatoreve të Botërorit 2022, teksa përballë do të ketë Andorrën në transfertë, një kundërshtar i lehtë në letër, por me kujtime të hidhura për sa i përket precedentëve në shkuadër.

Shqiperia fitore Andorre

Më 18 prill të viti 2002, vetëm pak javë pasi ishte vënë në krye të FSHF-së, Armando Duka shkarkoi Sulejman Demollarin. Arsyeja? Humbja e turpit në Andora, 2-0. Gjithkush e dinte për shkarkimin e tij, ndërkohë që vetë trajneri e mësoi sapo zbriti nga avioni.

demollari (1)

ÇFARË NDODHI- Raportet ishin krisur me kohë mes trajnerit të asaj skuadre Sulejman Demollari dhe presidentit Armand Duka, i cili gjithsesi vendosi t’i jepte besim pasi u zgjodh në krye të FSHF-së. Por ajo humbje rezultoi fatale për trajnerin e asaj kohe, edhe pse ishte thjesht një ndeshje miqësore.

Me humbjen 2-0 ndaj Andorrës, Kombëtarja jonë shkroi faqen më të zezë të historisë së saj. Një kombëtare e shpërfytyruar i dha mundësinë vendit prej 77 mijë banorësh që të festonte një nga ngjarjet më të mëdha të asaj kohe, një fitore në arenën ndërkombëtare që mungonte prej kohësh.

Andorre-Shqiperi 2-0

Andorra e vogël, me madhësi dhe densitet banorësh sa një lagje e Tiranës, arriti të fitonte krejtësisht pastër, me nga një gol në çdo pjesë. Të nesërmen, Duka duke ushtruar pushtetin që i jep funksioni, shkarkoi Demollarin dhe tërë stafin e tij, si përgjegjës për këtë humbje të turpshme. Vendin e tij do ta zinte italiani Dosena. Demollari u shpreh i befasuar për shkarkimin e tij dhe nuk e besoi teksa i njoftuan se nuk do të ishte më trajner i Kombëtares shqiptare.

Për sa i përket precedentëve në total, Andorra dhe Shqipëria jënë përballur 4 herë, 1 herë ka fituar Andorra, 2 herë Shqipëria dhe një sfidë është mbyllur në barazim 2-2.

Shqiperia

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"