Prapaskenat tek Flamurtari, Çela mediton: Marr përgjegjësitë, do të shikoj të ardhmen time…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2023 | 13:36

Prapaskenat tek Flamurtari, Çela mediton: Marr përgjegjësitë, do të shikoj të ardhmen time…

Emiljano Çela merr përgjegjësitë për nisjen e nisjen e dobët të garës. Flamurtari ka marrë vetëm dy pikë në tri ndeshje të luajtura dhe rrjedhimisht janë larg pritshmërivë e objektivave. Trajneri e di këtë, ndaj nuk fshihet.Collage Maker-18-Sep-2023-10-22-AM-8356

“Ka qenë e punë e gjatë dhe e lodhshme nga ana jonë. Jemi munduar që t’i bëjmë hyzmetin dhe japim maksimumin si lojtarët dhe ne të stafit teknik. Drejtuesit i kemi pasur krah nesh, duke na plotësuar çdo kusht, qoftë nga faza përgatitore, qoftë nga akomodimi e ushqimi. Patjetër që për këto rezultate duhet të mbajmë përgjegjësi. Kurrë nuk e kemi pritur një start të tillë, 2 pikë në 3 ndeshje. Sigurisht që përgjegjësia bie mbi trajnerin, pra është imja. Shumicën e lojtarëve i kam ftuar unë që të jenë pjesë e Flamurtarit dhe për të tjerët po ashtu kam dhënë OK-in. Për detajet kontraktuale, pastaj, patjetër që ka folur klubi. Por mendoja, në fakt mendoj ende, që janë elementë të rëndësishëm për një klub të madh dhe me objektiva po aq të mëdhaenj si Flamurtari”, deklaroi fillimisht trajneri pas ndeshjes. Kur pyetet konkretisht për të ardhmen e tij, memalioti thotë: “Do të flas me presidentin e ekipit dhe do të shikoj të ardhmen time”.

PRAPASKENAT – Pas barazimit me Kastriotin lëkundet pankina e Flamurtarit. Drejtuesit i kishin vendosur skuadrës si kusht fitoren, ndërsa barazimi cilësohet si humbje. Për fatin e Emiljano Çelës do të vendosë Sinan Idrizi gjatë kësaj jave. Në rast humbje trajneri do të jepte dorëheqjen, por duket se barazimi e “shpëtoi” disi përderisa mbrëmë deri vonë nuk pati asnjë zhvillim. Por pas ndeshjes, djali i presidentit të Flamurtarit, Sinan Idrizi, Ensari, i ka tërhequr vëmendjen Çelës, duke i thënë: “Çfarë qetë-qetë po thua, shiko ekipin, atë bëj”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"