Prapaskenat te Bajerni/ Shkarkimi i Nagelsman, Tomas Tuhel del në stërvitje… ditën e hënë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2023 | 23:50

Prapaskenat te Bajerni/ Shkarkimi i Nagelsman, Tomas Tuhel del në stërvitje… ditën e hënë

Lajmi i bujshëm i shkarkimi të Naglesman, bëri një bujë të madhe në  të gjitha mediat evropiane. Edhe pse klubi i Bajernit nuk ka dalë me një komunikatë zyrtare, “Bild” konfirmon se palët janë ndarë me efekt të menjëhershëm, teksa drejtimin e kampionëve të Gjermanisë, do ta marrë ish-trajneri i Çelsit, Tomas Tuhel.

nagesmann

“BILD” bën me dije se Tuhel do të zbresë në fushë ditën e henë, ku do të prezantohet para skuadrës dhe do të kryejë stërvitjen e parë, në kuadër të duelit me Dortmundin që do të zhvillohet më datën 1 prill.

Pas humbjes 2-1 ndaj Bajern Leverkuzen, Nagelsman, pati një përplasje me Hasan Salihamixhiç dhe kjo duket se i kushtoi shtrenjtë trajnerit. Pozicioni në vendin e dytë në kampionat, duket se i vendosi “vulën” shkarkimit të trajnerit.

Drejtuesit e kanë parë si mundësi ideale, periudhën e pushimit për shkak të angazhimeve të ekipeve kombëtare, për të ndryshuar trajnerin. Ofertat e shumta në drejtim të Tuhel, duket se i kanë ngutur edhe më shumë, për ta bërë të tyre trajnerin gjerman. Bëhet fjalë për një kontratë 2.5 vjeçare, teksa marrëveshja është arritur e plotë.

Edhe pse shkarkimi i Nagelsmanit duket shumë i çuditshëm, gjasat janë të mëdha që diçka e rëndë ka ndodhur në prapaskenë. Teksa kjo pritet të zbulohet në ditët në vijim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"