Prapaskenat/ Humbja me Vllazninë, presidenti Bardhi inkurajon ekipin e Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2024 | 10:05

Prapaskenat/ Humbja me Vllazninë, presidenti Bardhi inkurajon ekipin e Dinamos

Pas ndeshjes me Vllazninë, trishtimi në radhët e lojtarëve të Dinamos ishte i madh, duke parë atë që ata dhanë në fushë në atë 90-minutësh, ku dolën pa pikë.

DINAMO STERVITJE

Por ka qenë presidenti Ardian Bardhi ai që u ka folur të tijve me ton inkurajues pas asaj humbjeje të pamerituar, ku fati nuk deshi që topi të hynte në rrjetë. Gazeta mëson se numri 1 i klubit blu së pari e ka përgëzuar skuadrën për lojën që zhvilloi ndaj Vllaznisë.

Ai u ka kërkuar lojtarëve ta mbajnë kokën lart, sepse dhanë gjithçka në fushë, dhe të përqendrohen te sfidat e radhës, duke nisur nga kjo me Egnatian. U bënë disa javë në fakt që Dinamo zhvillon lojëra të mira, por ndaj Vllaznisë blutë nuk patën fat, pasi goditën traversën dhe krijuan disa raste të pastra shënimi në zonën kundërshtare.

Dinamo ndan vendin e katërt me Tiranën, me pikë të barabarta, nga 35. Gara për “Final 4” është tërësisht e hapur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"