Postimi i diskutueshëm i ‘djalit të keq’: Femrat nuk duhet të flasin fare për futbollin e meshkujve!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2023 | 15:53

Postimi i diskutueshëm i ‘djalit të keq’: Femrat nuk duhet të flasin fare për futbollin e meshkujve!

Xho Barton (41 vjeç) ka bërë armiq të tjerë me postimin e tij të fundit në rrjetin social X (ish Tuitter). Ish-lojtari i kombëtares angleze ka shkruar se femrat nuk duhet të flasin për futbollin e meshkujve.

barton

“Nuk mund t’i marr seriozisht gratë”

“Gratë nuk duhet të flasin për futbollin e meshkujve. Le të jemi seriozë. Është një lojë krejtësisht tjetër. Nëse nuk e pranoni këtë, ne gjithmonë do t’i shohim gjërat ndryshe. Loja e femrave po përparon. Fantastike për të parë. Mos e merrni seriozisht atë që thonë në arenën e meshkujve”, ka shkruar Barton dhe më pas ka shkuar një hap më tej me postimet e turpshme.

“Çdo mashkull që dëgjon komentet e grave duhet të bëjë një test koke”, i cili më pas iu përgjigj kritikëve individualisht në komente.

Pronar i 78 kartonëve të verdhë dhe 6 të kuq

“Djali i keq” i futbollit anglez, i cili përfundoi karrierën e tij te Bërnlej në vitin 2017, është pa punë që nga fundi i tetorit kur u shkarkua nga Bristol Rovers.

Me 269 paraqitje në elitën e futbollit anglez, Barton shënoi 26 gola, si dhe dha 34 asistime. Ndërkohë gjatë karrierës së tij është ndëshkuar 78 herë me kartonë të verdhë dhe gjashtë të kuq.

Ai pati një karrierë të respektueshme në klube si Mançester Siti, Njukasëll, QPR, Marsej, Bërnlej dhe Reinxhers, por publiku do ta kujtojë atë më shumë për sjelljen e tij të çmendur brenda dhe jashtë fushës, sesa për aftësitë e tij në futboll.

;

;

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"