Portieri krenohet me ecurinë e peqinasve, Ajazi: Shkumbini një realitet, jemi me meritë të dytët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2021 | 11:54

Portieri krenohet me ecurinë e peqinasve, Ajazi: Shkumbini një realitet, jemi me meritë të dytët

Skuadra e Shkumbinit vazhdon t’i habisë të gjithë me paraqitjet e bëra në këto 5 javë të kampionatit, teksa ka arritur që të grumbullojë 10 pikë dhe është pozicionuar në vendin e dytë. Barazimi përballë Tërbunit tregoi qartë se peqinasit janë një kundërshtar i vështirë për t’u kaluar.

ajazi

“Gardiani” Selami Ajazi, i cili ishte një prej futbollistëve më të mirë në fushë në Pukë, e quan një realitet këtë që po bën ekipi.

“Të jesh pjesë e Shkumbinit nuk është thjesht çështje karriere dhe kaq. Duke ditur që ka me qindra e mijëra sportdashës që interesohen për ecurinë e skuadrës, ky fakt pa dyshim që ia shton përgjegjësinë çdo lojtari. Ne kemi pasur disa probleme në fillim, por në përbërje kemi lojtarë me eksperiencë dhe rezultatet e arritura nuk mund të konsiderohen surprizë, por ecuri pozitive e logjikshme që ka ardhur si rezultat i punës dhe sakrificës.

Barazimi i arritur në Pukë ishte për meritë e të gjithëve, ndonëse në disa raste na takonte diçka më shumë, por gjykimi… Jemi me meritë të dytët dhe duke llogaritur atë humbje aksidentale të pësuar në Fier, sot ndoshta do të kishim më shumë pikë. Gjithsesi, qëndrojmë me këmbë në tokë dhe vijojmë punën për ndeshjen e radhës, atë ndaj Tomorit. Objektiv i vetëm do të jenë tri pikët”, tha Ajazi, që ka qenë protagonist gjatë javëve të para, ndërsa ka spikatur edhe si neutralizues i penalltive.

FATMIR AHMETI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"