Portieri Koliçi pranon gabimin: Humbje e dhimbshme. Mund të isha më i kujdesshëm te goli, por i ka futbolli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2023 | 21:39

Portieri Koliçi pranon gabimin: Humbje e dhimbshme. Mund të isha më i kujdesshëm te goli, por i ka futbolli

Portieri i Ballkanit, Enea Koliçi ka thënë se disfata nga Viktoria Plzeni ishte e dhimbshme duke pasur parasysh golin e pranuar. Plzeni shënoi në minutat e fundit të ndeshjes pas një dalje të gabuar të portierit Koliçi.

kolici

Ai ka pranuar se ky gol ka mundur të evitohej, ndërsa shtoi se edhe vet ndoshta është dashur të tregohet më i kujdesshëm. Megjithatë, ai insistoi se Ballkani do ta kërkoj kualifikimin në ndeshjen e fundit kundër Dinamos së Zagrebit pasi gjasat ekzistojnë ende.

“Ishte një humbje e dhimbshme, duke pasur parasysh se si erdhi gol. Nuk ishte nata jonë dhe pësuam një gol që kemi mundur ta evitonim. Jemi ende në lojë, e kemi edhe një ndeshje mjaft të vështirë me Dinamon dhe shpresoj që aty mund ta sigurojmë kalimin tutje. Do të mund ta kishim evituar atë gol, ndoshta edhe unë do të kisha mundur të isha më i kujdesshëm por këto i ka futbolli”, ka pranuar Koliçi pas ndeshjes për “Art Motion”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"